“Kovid-19”, Dimitrievski: Kumanova ka nevojë për masa më restriktive


Kreu i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski pak para fillimit të mbledhjes së Shtabit të krizës deklaroi se Kumanova si komuna më e prekur në bazë të përqindjes nga Kovid-19, ka nevoj për masa më restriktive.

“Sot do të mbajmë një mbledhje të shtabit komunal për mbrojtje dhe shpëtim dhe ku bashkë me përfaqësuesit e ekzekutivit do të flasim për të gjitha propozimet dhe pikat, t’i ndajmë informatat me situatën më të re të krijuar në Komunën e Kumanovës. Në komunën e Kumanovës për momentin sipas përqindjes kemi numrin më të madh të personave të infektuar nga Kovid-19 në shtet dhe është më se e nevojshme që të veprohet në mënyrë më restriktive që të pengohet piku më i madh i pandemisë”, tha Maksim Dimitrievski, kryetar i Komunës së Kumanovë.

Dimitrievski falënderoi qytetarët dhe njëherit porositi që edhe më tej të vazhdojnë të respektojnë masat që i sjell qeveria dhe shtabi i krizës.

Informata shtesë priten pas përfundimit të mbledhjes së Shtabit të krizës.