Fondacioni “Metamorfozis” ka nderin dhe kënaqësinë e veçantë t’Ju ftojë në prezantimin e Raportit të parë periodik të monitorimit në kuadër të projektit “Observatori për reforma mediatike” (ORM), të financuar nga Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni (FSHHM)
Prezantimi do të mbahet të enjten, më 16.04.202 dhe është planifikuar të zgjasë prej orës 12:00 deri në orën 13:30.
Ngjarja do të zhvillohet virtualisht në platformën ZOOM https://techsoupglobal.zoom.us/j/97381027136?pwd=aGRuOStQN1ZBU0VOVHd6bHJUTDkyUT09
Meeting ID: 973 8102 7136
Ky raport merret me vëzhgimin e zbatimit të Reformave urgjente prioritare (RUP) të përcaktuara nga BE-ja në fushën e Lirisë së shprehjes dhe i ndjek katër fusha:
Reformat në transmetuesin publik të radiodifuzionit;
Reklamat e qeverisë;
Qasja në informatat me karakter publik
Shpifja dhe ofendimi.
Në prezantim do të flasin: Naser Selmani – anëtar i grupit të fokusit të projektit OMR dhe gazetari-analist i projektit; dhe Klime Babunski – anëtar i grupit të fokusit të projektit OMR, ndërsa moderatore e ngjarjes do të jetë Violeta Gligoroska nga Fondacioni “Metamorfozis”, e cila do ta prezantojë raportin.
Gjatë prezantimit të raportit të monitorimit, do të diskutohet për gjetjet kryesore dhe për sfidat e vazhdueshme të gazetarëve për temat që janë pjesë e këtyre Reformave urgjente prioritare (RUP).
Raporti është në dispozicion në linkun: http://mediaobservatorium.mk/izveshtai/ në gjuhën maqedonase; dhe në linkun: http://mediaobservatorium.mk/sq/raporte/ në gjuhën shqipe.
Për të marrë pjesë në ngjarje duhet të lajmëroheni në linkun e mëposhtëm:
https://techsoupglobal.zoom.us/j/97381027136?pwd=aGRuOStQN1ZBU0VOVHd6bHJUTDkyUT09
Meeting ID: 973 8102 7136
Personi për kontakt: Violeta Gligoroska, e-mail-i: [email protected] 070/245 568. Portalb