Çarshia e “re” e Shkupit!? Ganiu: Qëllimi është të ruhet pamja e lashtë


Kështu po reagojnë banorët kur shihnin se si po gërryhet në Çarshinë e vjetër të Shkupit.
Ankohen se me këto punime humbet autenticiteti i Çarshisë.
Ankesa kanë edhe shitësit dhe banorët afër saj, por nuk e thonë para kamerës.

Ka edhe kalues të tjerë që thonë se këto punime janë të nevojshme dhe duhet të bëhet edhe më shumë.

Mediat këto punime i paraqitën si “humbje të elementit autentik të Çarshisë”, por këtë po e hedh poshtë kryetari i Çairit, Visar Ganiu. Ai thotë se punimet janë sipas Ligjit dhe projekti është realizuar nga Banka për Zhvillim që nga dhjetori i vitit të kaluar.

“Kalldërma ka humbur në vitin 70-të… Kalldërmë nuk kemi prej vitit 70-të. Ky është guri travertin, ai ka qenë i vendosur. E heqim gurin travertin, vendosim gur travertin. Këtu jemi duke manipuluar me termin kalldrëm// Qëllimi është të ruhet pamja e lashtë, duke mirëmbajtur gurin travertin si karakteristikë e lashtë e çarshisë së vjetër të Shkupit”, tha Visar Ganiu, Kryetar i Çairit.

Por, edhe gurët që po hiqen nuk shiten, thotë Ganiu. Ato po deponohen në hapësirë të Shutkës.
Gazetare Fatbardha Curri:

“Këtu është vendi ku po deponohen gurët të cilët po largohen nga Çarshia e Vjetër. Siç mund të shihet edhe nga pamja që gjendet prapa nesh, në këtë vend po vendosen gurët të cilët nëse kanë elemente që mund të përdoren, përpunohet dhe shtrihen në rrugën tjetër të Çarshisë”

Edhe nga Qeveria kanë bindur qytetarët se në Çarshi punohet sipas projektit që parasheh rikonstruim dhe konservim të kësaj pjese. Këto punime janë pjesë e fazës së parë, të cilat duhet të përfundojnë për dy muaj. Pas kësaj do të vazhdohet edhe me ndërrimin e vitrinave të dyqaneve.

Paralelisht me heqjen e gurëve, në Çarshi është duke u vendosur edhe rrjeti elektrik nëntokësor.