Kumanova është qyteti më e goditur nga epidemia e COVID 19 në Maqedoni në bazë të numrit të banorëve
Për shkak të numrit në rritje të të prekurve nga virusi Korona, kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski sërish kërkon që qyteti të vendoset në karantinë të plotë dyjavore. Kumanova shënon numrin më të madh të viktimave si pasojë e CoVid-19. Deri tani kanë ndërruar jetë 12 persona të moshave të ndryshme.
“Masa e parë që e rekomandojmë si Shtab i Krizës deri tek Shtabi Qendror në Qeveri është karantinë 14 ditorë e kontrolluar dhe shpallje e gjendjes së krizës në nivel komunal, mbylljen e hyrjeve dhe daljeve, ndërsa lehtësime të ketë vetëm për personat që duhet të kryejnë obligime profesionale me obligim për dezinfektim të vetura dhe të personit”, deklaroi Maksim Dimitrievski, Kryetar i Kumanovës.
Përveç problemit me epideminë, Kumanopva po përballet edhe me një problem tjetër. Sipas Shtabit Komunal të Krizës, gjatë ditëve të karantinës vërehet rritje e dukshme sasisë së harxhuar të ujit, që shkakton probleme në furnizim në pjesët më të larta të qytetit, shkruan Gazeta Lajm.
Për këtë arsye, Shtabi komunal apelon që qytetarët të tregohen më të kujdesshëm dhe uji të përdoret vetëm për nevoja të domosdoshme.
Problem shtesë paraqet fakti që Kumanova furnizohet me ujë nga pendat e Likovës, të cilët edhe përskaj përmirësimit nga reshjet e fundit, ende janë larg kapacitetit të tyre plotë akumulues, për shkak të dimrit me reshje të pamjaftueshme.