Pika kufitare e kalimit mes Kosovës dhe Shqipërisë do nuk do të ketë më kontrolle për kalimin e qytetarëve. Kuvendi i Kosovës miratoi marrëveshjen midis Shqipërisë dhe Kosovës me 73 vota gjatë ditës së sotme.
Marrëveshja midis dy vendeve parashikon është propozuar nga deputeti i PS, Dardan Molliqaj. Në marrëveshje thuhet se nuk janë duke i hequr kufijtë, por heqjen e kontrollit për qytetarët të dyja vendeve. Ai shtoi se po kërkojnë që lëvizja të jetë pa kontroll. Pikat e kontrollit të kufitarë të Vërmicës, Qafë Prush dhe Qafë Morinë janë objekt i marrëveshjes.
Në Kuvendim e Kosovës ka pasur debate të ashpra nga deputeti i Nismës Socialdemokrate të Kosovës, Milaim Zeka, e ka quajtur debatin për hapjen e kufirit me Shqipërinë si diskutim të pavlerë.
Marrëveshja pritet që pranohet midis dy vendeve e më pas të vihet në zbatim. Nga kjo marrëveshje pritet që të lehtësohen radhët e gjata të kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë.