I infektuari nga Kërcova që u paraqit sot në statistikat e Institutit për Shëndet Publik, rreth 7 muaj nuk ka qenë në Kërçovë. Kryetari i Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, njofton se personi i infektuar me Covid-19 edhe pse më vendbanim është nga Kërçova, i njëjti punon jashtë vendit, ndërsa dje është kthyer dhe është vendosur karantinë shtetërore në një hotel në Shkup.
Dehari thotë se personi i infektuar nuk ka pasur kontakt me qytetin dhe me asnjë banorë të Kërçovës./TV21