Nëse i referohemi vdekshmërisë nga koronavirusi në një milionë banorë, Spanja është shteti më i goditur nga kjo pandemi, pasi deri tani ka një vdekshmëri prej 374 personash për 1 milion banorë, ndërsa pas saj renditet Belgjika ku vdekshmëria është 337 persona për 1 milion banorë.
Itali renditet e tretat në listë ku vdekshmëria është 329 persona për 1 milion banorë. Në Itali dhe Spanjë lakorja ka filluar rënien dhe më shqetësuese situata duket të jetë në Britani dhe në Amerikë, ku deri tani vdekshmëria për 1 milionë banorë është përkatësisht 156 dhe 67 për Shtetet e Bashkuara. Në bazë të shifrave të publikuara nga “Ëorldometers”, Kina, nga ku e ka edhe origjinën ky virus, ka një vdekshmëri 2 persona për 1 milionë banorë, shumë herë më të ulët se shtetet e goditura në Evropë.
Sa I përket Maqedonisë së Veriut ne kemi nivelin më të lartë të vdekshmërisë në të gjithë rajonin me 18 persona për një milionë banorë. Vdekshmëria tek fqinjët tanë është dyfish më e ulët në 1 milionë banorë. Vdekshmëria në Greqi dhe Serbi është nga 9 persona në çdo 1 milionë banorë.
Në Shqipëri vdekshmëria është 8 persona në 1 milionë banorë, në Bullgari 4 persona në një milionë banorë, ndërsa në Bosnje Hercegovinë është 12 persona në 1 milionë banorë Në të gjithë botën vdekshmëria është 14.8 persona në 1 milionë banor.