Albion Sulemani apo “Dj Elektroni” është Dj që vendosi me vetëiniciativë të argëtojë sot banorët e lagjes, Shkup Veri gjatë orës policore.
Në repertoaroin e tij të përzgjedhur me kujdes jehonte muzike argëtuese e cila sipas tij ka për qëllim të argëtojë banorët dhe tua lehtësojë në njëfarë mënyre monotoninë gjatë kohzgjatjes se orës policore.
Përveç muzikës së huaj argëtuese por edhe asaj popullore, ky dj u përkujes që të ketë muzike për të gjitha etnitë që jetojnë në Shkup Veri.
“Banorët mirpritën këtë nismë të ‘DJ Elektronit’ duke thënë se muzika e tij po i argëton pa masë dhe duke u zbavitur po u kalon koha duke kënduar bashkë por edhe duke vallzuar në ballkone. Kjo muzikë po i zbavit dhe relakson të gjithë” – u shprehën banorët të entuziazmuar për një ide të tillë.
Policia ndërpret muzikën dhe zbavitjen e banorëve
Arsyetimi i policisë ishte se ka banorë të cilët janë ankuar për muzikë të zhurmshme, por refuzuan të pronocohen.
Banorët e Lagjes nuk mirpritën këtë gjest të policisë duke potencuar se kjo mënyrë e argëtimit ju pëlqen dhe se qytetarët kanë nevojë për koncerte të tilla, të cilët sipas tyre nga e hëna i ka paralajmëruar edhe vetë Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, ku është potencuar se ata që do i argëtojnë qytetarët do të paguhen edhe me honorar në vlerë prej 14.500 denarë.
Për dallim nga lagjja Shkup Veri, Policia në Kolumbi në lagjet e Bogotas, japin leksione zumba 3 herë në ditë, për të inkurajuar dhe argëtuar banorët e izoluar deri më 27 prill sipas urdhërit të qeverisë.