20.500 njerëz kanë vdekur nga pasojat e COVID-19 në Itali


Në Itali, 20.465 njerëz kanë vdekur si pasojë e koronavirusit, sipas Agjencisë së Mbrojtjes Civile të Italisë.
Në 24 orët e kaluara, 566 njerëz kanë vdekur si pasojë nga Kovid-19, ndërsa një ditë më parë numri i vdekjeve ishte 431.

Por, përskaj kësaj në Itali sot është shënuar numri më i ulët i rasteve të reja me koronavirus të ri nga 7 prilli në fakt 3.153 persona, ndërsa numri i tyre të dielën ishte 4.092.
Në Itali gjithsej janë konfirmuar 159.516 pacientë të infektuar me Kovid-19.

Rreth 3.260 persona janë në kujdesin intensiv, që do të thotë se numri i tyre po bie për ditën e dhjetë me radhë. Dje kishte 3.343 persona në kujdesin intensiv.

Prej koronavirusit të ri në Itali, janë shëruar 35.435 njerëz, ndërsa numri i tyre një ditë më herët ishte 34.211.