Si një vend që nuk e ka as edhe një të vdekur dhe numri i të infektuarve me COVID-19 është 262, Vietnami është lavdëruar dhe komplimentuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, sipas të cilëve mund të shërbejë si shembull i një shteti që ka arritur ta luftojnë pandeminë.
Edhe pse kufizohet me Kinën, Vietnami herët ka filluar të aplikojë masat mbrojtëse për të parandaluar përhapjen e coronavirusit siç është testimi dhe karantinimi, kështu si shoqëri ia kanë dalë deri më tani të shmangin situatën që coronavirusi e ka shkaktuar në Evropë dhe SHBA.