Në vendkalimin kufitar Tabanoc është përuruar terminali i ri doganor. Ky terminal është ndërtuar me bashkëfinancim me mjetete siguruara përmes programit IPA. Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shkup, Samuel Zhbogar, u shpreh se terminali i ri do të mundësojë shërbime më të mira për afaristët, si dhe do të kontribojë në sigurinë e vendit dhe qytetarëve.
Samuel Zhbogar, ambasador i BE-së
“Janë ndarë 16 milionë euro ndihmë financiare në kuadër të fondeve IPA për Drejtorinë Doganore, nga të cilat 2 mioionë euro kanë qenëtë dedikuara për terminalin… Drejtoria Doganore tani është institucion më profesional se sa në të kaluarën. Hapësirat e reja të doganës do të mundësojnë shërbime më të mira për operatorët ekonomik, për transportim më të shpejtë dhe të lirë të produkteve”.
Drejtori i Drejtorisësë Dogave, Gjoko Tanaskoski, u shpreh mirënjohës ndaj Bashkimit Evropian për mbështetjen e dhënë gjatë bashkëpunimit shumëvjeçar.
Gjoko Tanaskoski, drejtori i Drejtorisë Doganore
“Më lejoni të shpreh falenderimet e mia drejt Delegacionit të Bashkimit Europian për bashkëpunimin shumëvjeçar, mbështetjen dhe kontrubutin në përmirsimin dhe afirmimin e punës doganore…Rezultatet e reformave e vërtetojnë vetëdijësimin, entuziazmin dhe punën sistematike të punëtorëve në Drejtorinë e Doganave për t’u përballur dhe për t’i plotësuar pritshmëritë dhe nevojat e të gjithë përdoruesëve të shërbimeve tona”
Gjithashtu në këtë projekt është bashkangjitur edhe sistemi i tranzitit kompjuterik, si një mjet për menaxhim dhe kontroll modern të proceseve dhe procedurave të tranzitit, që i zëvendëson të gjitha ato procese e procedura që më herët janë bërë në formë të shkruar.