Bie numri i viktimave në Itali/ Shifra më e ulët që prej 19 marsit


Italia ka publikuar bilancin e viktimave në 24 orët e fundit dhe numri është ulur ndjeshëm, ditën e sotme janë shënuar 431 viktima, 188 më pak se dje.

Për të gjetur një ditë me më pak viktima duhet të shkojmë më 19 mars ku numri ka qenë 427.

Numri i viktimave në total ka shkuar në 19899, ndërsa të shëruar kemi 34211.

Gjithashtu është ulur edhe numri i personave që janë në terapi intensive duke shkuar në 3343, pra 38 më pak se dje.

Numri i të vdekurve në botë që lidhen me Koronavirus është 112222.