Karaxhovski: Këto janë simptomat e para tek të infektuarit me Kovid-19


Epidemiologu nga Instituti për shëndet publik, dr. Zharko Karaxhovski në video sesionin e sotëm në Qeveri e sqaroi pasqyrën klinike të pacientëve të sëmurë me virusin Kovid-19.

“Pasqyra klinike pas inkubimit nga një deri 14 ditë apo inkubimi mesatar në pajtim me përvojat kineze 5,3 deri 5,7 ditë mesatarisht, paraqitet në fillim të simptomave klinik të cilët manifestohen së pari me temperaturë të ngritur trupore mbi 38 gradë, së dyti frymëmarrje e vështirësuar dhe kollitje e thatë irituese. Temperatura e ngritur në moment të njejtë mund të jetë edhe tek gripi, prandaj nuk e kemi të dobishme, por njohuritë epidemiologjike klinike thonë se 24 deri 72 orë maksimum është inkubimi klinik për gripin, nëse është ashtu, e që është, këto nuk janë entitete të njejta sepse kemi simptomatologji të ndryshme dhe para se të paraqitet simptomatologjia kemi inkubim të caktuar”, thotë Karaxhovski.

Simptomat klinik, shton ai, mund të shkojnë në drejtim tjetër – dobësi, apati, frymëmarrje e vështirësuar, dhimbje në nyje dhe muskuj, ndërsa mund të paraqiten vështirësi stomaku siç janë diaree dhe të vjella. Ajo që në fund, gjatë muajit të fundit është paraqitur është humbja e shijes dhe humbja e aromës.

“Këto rreth dhjetë simptome janë kruciale për këtë sëmundje, disa janë mjaft të ngjashëm me simptomatologjinë respiratore edhe tek viruset e tjera respiratore. Në fillim kishte hamendje, por me anketë që duhet at bëjë në mënyrë adekuate personi adekuat, ndërsa ne i dhamë rekomandimet të cilat duhet të bëhen, menjëherë mund të bëhet distinkti mes njërës dhe sëmundjes tjetër”, shtoi Karaxhoski.