Xhaferit për Pashkët: Keni durim, do ta tejkalojmë edhe këtë


Ky vit është i pazakontë pas asaj që edhe çastet e mira dhe të këqija që i sjellë përditshmëria, i kalojmë në rrethin e familjes më të ngushtë, dikush madje edhe larg tyre, megjithatë, gjithsesi jo larg zemrave, thekson kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në urimin drejtuar të gjithë besimtarëve katolikë, të cilët festën e Pashkëve e festojnë sipas Kalendarit gregorian.

“Më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të gjithë besimtarëve të konfesionit katolik të cilët festën e madhe krishtere, Ringjallja e Krishtit – Pashkët e kremtojnë sipas kalendarit gregorian, tua uroj festën dhe të uroj para së gjithash dhe mbi të gjitha shëndet të mirë, në këtë kohë të gjendjes së jashtëzakonshme në vendin tonë dhe në botë, gjendje të jashtëzakonshme për shëndetin e të gjithë njerëzve në botë. Ky vit është i pazakontë për atë që edhe çastet e mira edhe ato të këqija që i sjell përditshmëria, i kalojmë në rrethin e familjes më të ngushtë, dikush bile edhe larg tyre, megjithatë, gjithsesi jo edhe larg zemrave”, thekson Xhaferi.

“Keni durim dhe guxim, do e tejkalojmë edhe këtë. Me rëndësi është të kemi mendime të mira, mendime të solidaritetit dhe mirëkuptimit ndaj familjeve tona të afërta dhe të largëta, ndaj fqinjëve tanë, miqve dhe bashkëpunëtorëve. Me rëndësi është ti inkurajojmë dhe të lutemi për shëndet të mirë dhe fuqi të punonjësve tanë shëndetësorë të cilët janë drejtuar para kësaj sfide të madhe në linjën e parë”, vazhdon më tej kryetari i Kuvendit.

Të gjithë atyre që sot e festojnë festën, Xhaferi u dëshiron që fryma festive t’i mbushë shtëpitë e tyre dhe t’u japë lehtësi në tejkalimin e këtyre ditëve.

“Ju uroj që fryma festive ta plotësojë shtëpinë Tuaj dhe t’u japë lehtësi në tejkalimin e këtyre ditëve. Ju uroj të kaloni ditë të mira festive në shtëpitë Tuaja, duke i kremtuar Pashkët, festën e jetës me zemra plot shpresë dhe besim. Keni shëndet!”, porositë kryetari i Kuvendit Xhaferi në urimin e tij.