Prej sot, qindra qytetarë të cilët për dy javë kanë qëndruar në ambientet e përcaktuara për karantinë shtetërore lëshohen në shtëpi. Ato u janë nënshtruar kontrolleve për gjendjen e tyre shëndetësore. Deri tani asnjëri nuk ka treguar simptoma të virusit.
Zv/ministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu në lidhje direket për Alsat ka dhënë informacionet e fundit nga hapësirat e karantinës shtetërore në Kodrën e Diellit, nga ku në shtëpi u lëshuan të izoluarit./alsat