Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave i njofton të gjithë bujqit të cilët nuk janë të evidentuar në Regjistrin e vetëm të bizneseve bujqësore (RVBB), ndërsa të cilët kanë nevojë për kryerjen e aktiviteteve bujqësore në ditët e fundjavës (11-12 prill), përmes telefonit të njoftojnë Shtabet komunale të krizave në vendbanimet ku do ta furnizojnë nevojën e aktivitetit bujqësor ditor.
“Nevojën për lëvizjen e bujqve të paevidentuar duhet ta paralajmërojnë në Shtabet e krizës, një ditë përpara më së voni deri në orën 20. Më pas duhet ta definojnë kohën dhe vendin e saktë të kryerjes së aktiviteteve bujqësore”, informojnë nga Ministria e Bujqësisë.
Që atje informojnë se Shtabet komunale të krizave nuk do të japin leje për lëvizje, por vetëm do t’i evidentojnë bujqit të cilët e kanë paraqitur kërkesën e tyre për lëvizje të papenguar për shkak të kryerjes së aktiviteteve bujqësore, ndërsa më pas lista e personave do t’u dorëzohet njësive organizuese kompetente policore.