Goce Mihajlloski, i cili është edhe kryeredaktor në televizionin Kanal 5, është gazetari që rezultoi pozitiv në testin për virusin korona, njoftojnë nga televizioni.
Ai para një jave kishte realizuar një intervistë me liderët e LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së, Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski, në emisionin e tij ku është moderator, kjo ka qenë edhe arsyeja se pse të dy liderët e partive janë në vetëizolim 14 ditor.
Njoftimi i plotë i Kanal 5:
Jemi të vetëdijshëm për situatën aktuale, lidhur me pandeminë globale të virusit korona, e cila për fat të keq e preku edhe kolegun tonë, Goce Mihajlloski.
Si kompani profesionale dhe përgjegjëse, e cila sigurisht se do ta kalojë këtë sfidë serioze, theksojmë se edhe ne vetë jemi të habitur për shkak zhvillimit të ngjarjeve, për shkak faktit se testi i parë i kolegut Mihajlloski ishte negativ.
Gjatë këtij vikendi, më 28 dhe 29 mars të këtij viti, kolegu Mihalloski ka qenë në vizitë e fqinjët e tij në Prilep, prej ku ka ardhur të hënën, më 30 mars, ka vazhduar të punojë në redaksi, pa asnjë dyshim elementar as simptoma.
Theksojmë se gjatë një periudhë të gjatë kemi vendosur standarde të larta për mbrojtjen dhe kontrollimin e të punësuarve tanë, në kuptimin: matjen e obligueshme të temperaturës trupore gjatë hyrjes në kompani, kemi siguruar pika dezinfektimi në 5 lokacione dhe në redaksinë informative, procesi i punës të kryhet me pajisje mbrojtëse, gjegjësisht maska, ndërkaq pjesa e teknikës dhe gazetarët janë siguruar me vizirë plastike, për mbrojtje shtesë.
Të enjten dhe të premten, në intervistën e “Samo intervju”, mysafirë i kishte Zoran Zaevin dhe Hristijan Mickoskin, gjatë së cilës janë respektuar të gjitha protokollet.
Simptomat e para te kolegu Mihajlloski janë paraqitur në ditën e diel, 5 prill, të cilat ishin në formë të pafuqisë, lodhjes dhe kokëdhimbjes, pas së cilës menjëherë rreth orës 17:00 e ka lëshuar vendin e punës.
Të hënën më 6 prill, me kërkesë të kompanisë, kolegu është në vetëizolim, ndërkaq në ndërkohë ai ka pasur temperaturë 38 gradë dhe ka kërkuar nga mjeku i tij amë që të dërgohet në testim, por për shkak të anketës elektronike, nuk ka pasur simptoma të mjaftueshme që të dërgohet në testim.
Më 7 prill, në orët e mëngjesit, për shkak të ngritjes së temperaturës, ka bërë një test nëpërmjet gjakut në një spital privat, i cili ka treguar se është negativ.
Të enjten, më 09.04.2020 kolegu ka shkuar në Spitalin Ushtarak, ku është pranuar, ndërkaq në mëngjes na ka informuar se megjithatë është pozitiv në COVID-19.
Kompania jonë në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë do t’i ndërmarrë të gjitha hapat për tejkalim të shpejtë të kësaj situate fatkeqe dhe në kohë do të ju informojmë për informatat e reja.
Kolegut tonë Goce Mihajlloski i dëshirojmë që sa më shpejtë të shëndoshet. As ai s’ka dashur të infektohet me COVID-19, e aq më pak të jetë transmetues dhe eventualisht të infektojë persona të tretë.