Dënim për kumanovarin që kërkoi largimin e përmendores së “shokut Tito” nga sheshi i qytetit?


Policia e Kumanovës do të kërkojë dënim të 60 vjeçarit nga ky qytet, që kishte shkruar grafite te Pllaka përkujtimore e Josip Broz Titos, që akoma gjendet në sheshin e Kumanovës.
Ai ka shkruar grafite te Pllaka përkujtimore me përmbajtje: “Ky gur e ka vendin në shtëpinë e Titofilëve”. Më pas vullnetarisht është paraqitur në polici dhe e ka pranuar që ai ka shkruar grafitet, njoftoi SPB e Kumanovës, shkruan Gazeta Lajm.
Sipas policisë, bëhet fjalë për 60 vjeçarin me iniciale M.Z. por nuk bëhet e ditur nëse është shqiptar, maqedonas, ose i përkatësie tjetër etnike.
“Pas ndriçimit të plotë të rasti, kundër tij do të ngritet kërkesë për fillimin e procedurës kundërvajtëse sipas nenit 17 nga Ligji për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike”, njoftoi MPB