Mistri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e jashtëzakonshme njoftoi se dy kryetarët e dy partive më të mëdha maqedonase, Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski ndodhen në vetëizolim.
“Pas informacioneve se një gazetar nga një media televizive ka rezultuar pozitiv në coronavirus, gazetar i cili kishte intervista me kryetarin e VMRO-DPMN-së dhe të LSDM-së, edhe Mickoski dhe Zaev janë testuar për coronavirus”, theksoi ministri Filipçe.
Ai bëri të ditur se Mickoski ka rezultuar negativ ndërsa rezultatet për Zaevin pritet të vinë, por që të dy do të ndodhen në vetizolim të detyrueshëm shtëpiak gjatë 14 ditëve.
Sipas tij, gazetari është në gjendje stabile shëndetësore dhe ndodhet për shërim në spitalin ‘8 shtatori.