Situata e krijuar për shkak të koronavirusit e ka goditur rëndë biznesin lokal në Tetovë, tha kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi në emisionin ‘Enter’.
“Mendoj se për biznesin lokal kjo është një goditje shumë e madhe. Tetova është qyteti e cila ka gjallëruar dhe ka pasur gjallërimin e vet në kuptimin e bizneseve të vogla dhe të mesme dhe si detyrime të cilat kanë dalë, rregulla të cilat kanë ardh duke u shtuar, janë detyruar që të mbyllen. Është një pjesë e madhe e bizneseve të cilat nuk punojnë për shkak të rregullave që duhet t’i respektojnë, dhe në këtë mënyrë shumë njerëz të cilët kanë qenë në punë në këto biznese, faktikisht automatikisht kanë problem gjenerimin mjeteve të tyre”, deklaroi Arifi.