Drejtori i Institutit të Shkencave të Rrjetit të Universitetit Verilindor në Boston, fizikani Alessandro Vespignani, shpjegoi se sa mund të zgjasë faza e dytë në Itali pas mbylljes së pandemisë koronavirus.
“Për mua është një proces që e shoh për 6-8 muajt e ardhshëm. Faza e dytë do të vazhdojë për një kohë të gjatë. Nuk mund ta imagjinojmë një luftë të fituar pasi do të kemi beteja të tjera dhe nuk duhet të mendojmë se mund të kthehemi në normalitet të plotë në korrik ose gusht “, tha Vespignani.
”Tani në Itali jemi në një fazë të trendit pozitiv, por në javët në vazhdim nuk do të nxitoja për heqjen e masave pasi ka ende shumë raste. Mjetet për të dalë nga urgjenca në mënyrën më të sigurt do të duhet të sigurohen: ne duam të kthehemi në një fazë para-valë”, tha ai.