Leje për lëvizje gjatë orës policore prej sot përmes portalit uslugi.gov.mk


Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës prej sot lëshoi në përdorim shërbimin elektronik në mënyrë që secili qytetar të paraqitet për leje të nevojshme për lëvizje gjatë ndalesës, përmes portalit uslugi.gov.mk, në vend se si deri më tani, me dërgim të postës elektronike në MSHI.

Ministri Damjan Mançevski në sesion për pyetje dhe përgjigje për lëvizjen e kufizuar kumtoi se duhet të plotësohet kërkesë (formular i unifikuar elektronik) ku do të ceket shkaku përse kërkohet leja dhe nëse nevojitet, të bashkangjesë dëshminë, për shembull nëse është për kujdes për person tjetër – dokumentacionin mjekësor.

Leja do t’i dorëzohet në mënyrë elektronike në postën elektronike, personit që e kërkon, dhe nuk ka nevojë për prani fizike. Mundet edhe në telefon celular ta tregojë nëse i kërkohet për kontroll, nuk ka nevojë ta shtypë. Lejet kanë kod të cilin policia mund ta skanojë dhe të kontrollojë në regjistrin e MSHIA-s nëse leja është e vërtetë.

Mançevski në sesionin e pyetjeve dhe përgjigjeve përkujtoi se MSHIA jep leje për lëvizje të qytetarëve nga kategori të ndryshme gjatë orës policore. Për pjesën më të madhe të kompanive, vetë punëdhënësit japin leje për të punësuarit e tyre. Ajo mund të përdoret vetëm për lëvizje nga shtëpia deri në vendin e punës, dhe anasjelltas.

Lejet që i jep MSHIA janë për lëvizje të pakufizuar dhe u referohen kryesisht përfaqësuesve të institucioneve që kanë nevojë të lëvizin gjatë ndalesës për lëvizje, më pas për mediume në terren (reporterë), të punësuar në furra të vogla, fabrika prodhuese për ushqim me më pak se pesë të punësuar, për të punësuar në ndërmarrjet mortore, ndërsa përmes njësive rajonale të MBPEU merren leje për kategori të bujqve që kanë nevojë të punojnë në arat e tyre. Gjithashtu, ka leje edhe për persona fizik për kujdes ndaj personave të tjerë që nuk mund të kujdesen vetë.

Kumtoi edhe se paraqitjet për dërgim të ushqimit nga ana e marketeve dhe restoranteve të interesuara do të shkojë përmes shtabeve komunale të krizës, ndërkaq i koordinon një trup në Qeveri, ku për furnizuesit janë shpallur kontakte të të gjitha shtabeve komunale të krizës.