Refet Nura Mjek shqiptar i cili punon në Suedi që disa vite. Punon si internist, njëkohësisht është edhe mjek i përgjithshëm. Qyteti ku ai jeton në Suedi ka afërsisht 25 mije banore ne te cilin janë dy qendra shëndetësore te cilat merren me nevojat e qytetareve. Me te do te bisedojmë rreth gjendjes me koronavirus.
Në një lidhje direkte, Nura ka treguar për situatën me Covid 19 në shtetin suedez.
“Është vështirë ende se në çfarë niveli po zhvillohet pandemia. Raportohet për çdo ditë për shifra të reja. Për momentin mbi 7000 mijë persona jenë të prekur. Nga ta 640 mjekohen në klinika intensive. Numri i atyre që kanë vdekur deri më tash janë 531. Pjesa dërmuese e tyre është e moshuar”, ka deklaruar Nura.
Ai ka përgëzuar kolegët e tij nga Kosova për trajtimin e pacientëve.
“Këtë problematikë e kanë në dorë ekspertët shëndetësor. Veproni me kokë të ftohtët, me zemër të nxehtë dhe me duar të pastra, pra të alkoolizuara”, ka deklaruar mjeku Refet Nura i cili punën e tij e kryen në Suedi.