Turqia sjell ndihma në Maqedoninë e Veriut për përballje me koronavirusin

Turqia sot do t’i dërgojë Maqedonisë së Veriut ndihmë në materiale mjekësore për përballje me koronavirusin. Ndihma do të transportohet me aeroplan të ushtrisë turke që do të zbarkojë në Aeroportin ndërkombëtar – Shkup pasdite në ora 14:25, njoftoi Ambasada turke në Shkup.

Materialet mjekësore, autoriteteve të vendit do t’ua dorëzojë ambasadori turk Hasan Mehmet Sekizqok. Ndihma nga Turqia, sipas marrëveshjes për donacion midis dy vendeve, përbëhet nga 50.000 copa maska ​​mbrojtëse mjekësore, 1000 skafanderë mbrojtës, 1000 teste diagnostikuese dhe pajisje të tjera mjekësore.