Për rastin e përdhunimit të të miturës 11-vjeçare, ka reaguar ministrja shtesë në MPB, Sllavjanka Petrovska.
Ajo thotë se materialin e kronikës e ka dërguar në Sektorin për kontroll të brendshme dhe standarde profesionale, kjo që të zbardhet e vërteta për rastin.
“Monstruoze për kryerësit dhe për ata që e kanë përkrahur dhe e kanë fshehur. Këtë e kam dorëzuar te Reparti për kontroll të brendshme dhe standarde profesionale në drejtim që t’i shqyrtojnë deklaratat e vajzës dhe familjes së saj. Pres reagim urgjent dhe zbardhje të këtij rasti, përgjegjësi dhe dënim duhet të ketë. Nuk mund të lejojnë që mendjet e sëmura që shkatërrojnë jetën e një të reje, të mbeten të pandëshkuar”, thuhet në reagimin e Petrovskës.
Përndryshe, dje raportuam se në Kumanovë një e mitur 11-vjeçare është përdhunuar për 1 vit rresht, siç thotë nëna e saj dhe e mitura, nga djali i xhaxhit, 19-vjeçar.