Ministri i Shëndetësisë në Izrael, Yaakov Litzman i cili kishte thënë se koronavirusi është ndëshkim për homoseksualët, ka dalur pozitiv pasi iu nënshtruar analizave për covid-19.
Kjo deklaratë e Yaakov Litzman, i cili njihet si më homofobi në Izrael, ishte quajtur deklaratë skandaloze, dhe nuk ishte pritur aspak mirë nga shoqeritë civile.
Edhe gruaja e Minisrtit izraelit ka rezultuar pozitive, ndërkohë që 71-vjeçari është vënë nën akuzë se ka thyer rregullat e vendosura nga vetë ministria që drejton.
Kujtojmë, që pas përhapjes së koronavirusit nëpër botë Ministri i Shëndetësisë në Izrael, Yaakov Litzman, kishe thënë se Zoti qëllimisht e ka sjellë këtë sëmundje.
“Koronavirusi është ndëshkimi hyjnor kundër homoseksualizmit”, kishte thënë ai.