Nga profesor Qufli Osmani
Jo vetëm izolim, por edhe testim!
Si mund të parandalohet nëse nuk e dimë se kush është i infektuar?
Shkallën e infektimit me COVID 19 nuk e përcakton numri i të infektuarve të evidentuar por numri i testimeve që zhvillohen. Një shtet nuk mund të ri i qetë nëse raporton disa dhjetra raste të të infektuarve, deri sa shtetet tjera raportojn qindra ose me mijëra raste. Derisa këta të dytët do të vazhdojn me raportimin e numrit të të infektuarve, ka gjasa që të parët “të fillojn me raportimin e numrit të të vdekurve”?! Paradoksale por….?!
Pse Maqedonia u prinë shteteve të rajonit për nga numri i të infektuarve, deri më sot 570? Thjeshtë, sepse realizon numrin më të madh të testimeve për COVID?! Matematikë e thjeshtë: sa më shumë që testoni aq më shumë të infektuar do të zbuloni dhe e kundërta!
Italia dhe Spanja nëse dëshirojn ta ulin numrin e të infektuarve “do ulin numrin e testimeve”. Italia nga gjithshej 550.000 të testuar e ulë në disa mijë. Efekti iluzor evident?!
Tregues mbi cilësin e masave të ndërmarra në një vend duhet të jetë numri i #testimeve_përCOVID19_për_një_ditë!
Prandaj qeveritë nëse dëshirojn ta dëshmojn veten se punojn për popullin duhet urgjentisht ta rrisin numrin e testimeve në vend.
P.S Gjithashtu, duhet pasur kujdes metodologjinë e përllogaritjes së testimeve pasi shtete përdorin metodologji të ndryshme: disa raportojn ndaras testimet dhe ritestimet, ndërsa disa apin vetëm një shifër të përgjithshme.
Shteti: #Rrit_testime!
Ne: #Rri_në_shtëpi!