Burgim i përjetshëm për kosovarin që vrau bashkëshorten në Gjermani


Beçir H. (55) nga Künzelli i Gjermanisë, rë enjten e kaluar është dënuar me burg të përjetshëm për motive tradhëtie të gruas së tij, Sanie (52)

Beçir H., lindur në Kosovë, më 14 qershor 2019 e goditi me thikë 52-vjeçaren në veturën e tij, në një vendparkim. Kryetari i trupit gjykues, në arsyetimin e gjykimit tha se i akuzuari kishte shfrytëzuar me dashje mungesën e mbrojtjes së gruas. Ajo nuk kishte llogartitur në sulmin fatal, shkruan “Bild”, transmeton Shtegu.com. Paraprakisht, i akuzuari në veturë i kishte fshehur pesë thika dhe më pas e ka goditur me forcë brutale nga xhelozia dhe pakënaqësia e pabazuar.

Kur në vitin 2017 kosovari 55-vjeçar mbeti i papunë, ai gjithashtu vërejti se roli i tij si shef i familjes po zbehej, tha gjykatësi. Gruaja e tij Sania, familjen e kishte menaxhuar e vetme me të ardhurat e saj dhe gjithashtu kujdesej për gjashtë fëmijët, ndërsa të akuzuarit i kishte shërbyer gjatë ditës.

Beçir H., personalisht kishte qëndruar i heshtur gjatë gjykimit, por më në fund e pranoi: “Unë jam fajtor”. Vnedimi ende nuk është përfundimtar. I akuzuari mund të paraqesë ankesë brenda një jave. Avokati i tij mbrojtës dëshiron të diskutojë çështjen me të.