Filipçe: Ka numër të mjaftueshëm të testeve për COVID-19


Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, duke iu referuar një analize që ka shpërndarë në rrjetin social Facebook, ka shkruajtur se analizat tregojnë se, Maqedonia e Veriut është vendi i dytë në rajon sipas numrit të testeve të kryera në 1 milion banor për virusin korona.

Ai bëri të ditur se ka numër të mjaftueshëm të testeve për përmbushjen e nevojave të vendit.

“Ky është një rezultat i shkëlqyer, jo vetëm për numrin e testeve, por edhe për qasjen gjithëpërfshirëse në identifikimin e pacientëve, rezultatet e tyre dhe grupimi i të sëmurëve. Momentalisht disponojmë me 4500 teste, ndërsa rezervat plotësohet çdo ditë. Presim donacionin edhe të 20.000 testeve, të cilat janë të mjaftueshme për nevojat në bazë të numrit të përgjithshëm të popullsisë në vend”, ka theksuar Filipçe./Portalb