Ndërkohë që pandemia e koronavirusit përhapet në të gjithë Evropën dhe Shtetet e Bashkuara, ka filluar të vërehet një përleshje globale për pajisjet mjekësore siç janë maskat dhe dorezat.
CNN raporton se disa vende kanë akuzuar Shtetet e Bashkuara se po përpiqen të rrëmbejnë mallrat e tyre, por detajet e kësaj situate janë akoma një mister.
Në Francë kësaj çeshtjeje i kanë vënë emrin “guerre des masques” – lufta e maskave, dhe të premten zyrtarë gjermanë gjithashtu bënë akuza kundër Shteteve të Bashkuara.