Mickoski: Kam informacione se MSH nuk ka më shumë se 100 teste për coronavirus


Lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski në intervistë për “Kanal5” tha se Ministria e Shëndetësisë për momentin nuk ka mbi 100 teste për coronavirus.

“Unë kam informacione se nuk ka më shumë se 100 teste të koronavirusit në dispozicion. Nëse ata vërtet kanë 350 teste në dispozicion, është katastrofale”, sqaroi Mickoski.

Ai tha se nuk do të merrë pjesë në strategjinë e Zoran Zaevit.

“Nuk do të hyj në strategjinë e Zoran Zaev, ai le të kërcejë me coronavirusin. Qytetarët tanë kanë probleme reale. Problemi kryesor është se si të merremi me përhapjen e kësaj pandemie, e cila po merr vrull në vendin tonë, ndërsa gjëja e dytë është varfëria, e cila gjithashtu po merr vrull.

Nuk do të doja të komentoja intervistën e djeshme të Zaev. Kemi dëgjuar shumë gjëra të pavërtetë, në të kaluarën mendoja se bëhet fjalë për politikë dhe mjete të caktuara për të shtrembëruar të vërtetën, pas intervistës së djeshme, unë shqetësohem seriozisht për një arsye të thjeshtë dhe vlerësoj se nuk mendoj se ka njohuri të mjaftueshme”, tha Mickoski.