Ndalesa për lëvizje të popullatës gjatë vikendit, ashtu si edhe javën e kaluar, do të fillojë në ora 16:00 dhe do të zgjasë deri në orën 05:00 të mëngjesit.
Deri në orën 11 do të kenë mundësi të lëvizin pensionistët, ndërkaq të rinjtë nën 18 vjet deri në orën 16:00.
Me leje, gjatë orës policore, mund të lëvizin punëtorët, por vetëm prej shtëpisë deri në vendin e punës dhe anasjelltas. Kjo i përfshinë edhe bujqit të cilët kanë aktivitete të paanulueshme sezonale.
Të gjithë tjerët që do ta shkelin orën policore do të përndiqen për mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë kohës së epidemisë. Dënimet janë me para ose me burg deri në 1 vjet.
Prej të hënës deri të premten, ora policore fillon në ora 21:00 deri në orën 05:00