Figurat kryesore të rastiti “Reket”, Bojan Jovanovski-Boki dhe Orce kamçev sot kanë pasur një takim të tensionuar para Gjykatës penale në Shkup. Pasp provokimeve verbale nga Jovanovski, Kamçev është turrë ta sulmojë fizikisht atë, por është penguar nga ata që kanë qenë prezent, shkruan Libertas, duke u thirrë në burime të veta.
Pas kësaj, Jovanovski ka kërkuar që seanca të anulohet, duke u arsyetuar se nuk është në gjendje të marrë pjesë në të. Gjykatësja e ke refuzuar këtë kërkesë, transmeton Gazeta Lajm dhe seanca ka vazhduar. Mirëpo seanca e sotme është zhvilluar pa prezencë të opinionit, për shkak se aty ka dëshmuar ish anëtarja e Prokurorisë Speciale, Lençe Ristevska me kërkesë të mbrojtjes së ish kryeprokurores speciale, Katica Jneva.
Gjykata ka larguar mediat nga seanca, me arsyetim se aty mund të flitet për sekrete afariste.