Ministri i ekonomisë, z. Kreshnik Bekteshi dhe menaxheri rajonal për Evropën Qendrore dhe Juglindore në KFN (IFC), anëtare e Grupacionit të Bankës Botërore, z. Thomas Lubeck, nesër (30.5.2018) në ora 13 në h.”Aleksandar Palace” do të nënshkruajnë Memorandum bashkëpunimi me të cilin fillon zbatimi i projektit për trajtimin/zgjidhjen e borxheve dhe daljen e subjekteve afariste në Maqedoni. Projekti do të implementohet në partneritet me Qeverinë e Zvicrës, e përfaqësuar nga Sekretariati Shtetëror për Çështje Ekonomike të Zvicrës (SECO), ndërsa qëllimi i saj është tejkalimi i lëshimeve aktuale në kuadër të falimentimit të subjekteve të biznesit, e cila do të ndihmojë në ruajtjen e vendeve ekzistuese të punës dhe krijimit të vendeve të reja.
Ceremonisë së nënshkrimit do ti paraprijë edhe Tryeza e rrumbullakët me temë “Ndryshimet në ligjin e falimentimit, thuhet në kumtesë.