Që të jetë sistemi financiar i vendit i qëndrueshëm në një krizë si kjo me koronavirus, së pari duhet të tërheqim para nga jashtë, t’i shterrojmë ato mundësi deri në fund dhe pastaj të kthehemi drejt vendit. Likuiditeti tani është më i rëndësishmi, që t’i mundësohet shtetit të funksionojë normalisht, tha sonte lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.
Duke folur në emisionin “Samo intervju”, Zaev theksoi se Buxheti është i plotë dhe realizimi i tij është maksimal. Masat ekonomike të propozuara nga LSDM-ja janë në koordinim me ekonominë. Por duhet të dihet, siç theksoi ai, se sa është kapaciteti real për ndihmë dhe të veprohet brenda kësaj kornize. Me këtë rast, të gjithë duhet të jenë solidar dhe të mbajnë një pjesë të barrës.
“Këto janë rregullat që duhet ndjekur. Likuiditeti është thelbësor dhe politika e vërtetë e shtetit është të mendohet për gjithçka, për të gjithë dhe deri në fund të vitit. Kemi një sistem të shëndoshë financiar, të koordinuar midis Qeverisë, Bankës Popullore, ekonomisë dhe bankave komerciale. Qenësore në kushte të këtilla është sigurimi i parave nga jashtë. Tërheqim aq sa duhet, sigurojmë mjaftueshëm që t’i mbajmë funksionet thelbësore të vendit. Kjo sjell stabilitet të këmbimit valutor dhe nuk i rrezikon potencialet e brendshme. Nuk duhet të preket në fondin e dytë pensional, ato janë para të qytetarëve. Nuk i marrim as bonot e thesarit. Kjo është gjendja e likuiditetit që duhet ta ruajmë. Hapi i parë është marrje e parave nga jashtë, pastaj kthimi në shtëpi”, tha Zaev.
Ai është i decid se për momentin po bëhet maksimumi dhe e gjithë ajo që vërtet mund të bëhet dhe të ndërmerret.
Ai gjithashtu iu referua grupit të dytë të masave që, ndër të tjera, parashikon që secila kompani të marrë nga 14,500 denarë për çdo punonjës për muajin prill dhe maj.
“Kjo është një kohë krize, nuk ka të ardhura shtesë, pagesë të kredive dhe përmbarues. Duhet ta kalojmë këtë periudhë. Shteti financon 70 për qind të të dhënave të përgjithshme të kompanive”, theksoi kreu i LSDM-së, Zoran Zaev.