Flet 77 vjeçari nga Vitia, rasti i parë me Coronavirus në Kosovë – nuk i mban lotët pasi mposhti virusin


Rasti i parë me koronavirus në Kosovë u shënua me datën 13 mars.
I infektuar i parë me Covid 19-të ishte një burrë 77-vjeçar nga Stublla e Vitisë.
Ai kishte ardhur nga Italia në Kosovë.

Vitiasi tani është në gjendje shumë të mirë shëndetësore.
Këtë e ka konfirmuar nipi Nikollë Martini.

“Gjyshi është shumë mirë. Është ende në Infektiv. Po shpresojmë të lirohet së shpejti”.

“Normal është shëruar. Por janë duke e testuar ende. Për ata po qëndron ende në infektiv për ta siguruar shërimin e tij”.