Filipçe: Nuk ka vend për panik, në Gjinekologji është respektuar protokolli për izolim


Në Klinikën për Gjinekologji dhe Akusheri janë respektuar të gjitha protokollet për izolim në momentin kur është pranuar pacientja tek e cila është konfirmuar Kovid-19 dhe nuk ka vend për panik, tha ministri i shëndetësisë Venko Filipçe.

“Klinika për gjinekologji dhe akusheri është vendi ku ka pjesë të izoluar plotësisht për lindje dhe tretmanë tjera të shtatzënave”, tha Filipçe.