Edhe 5 persona tjerë me koronavirus rregjistrohen në Tetovë


Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 25 pacientë me koronavirus, Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

“Në 24 orët e fundit janë regjistruar 25 raste të reja të koronavirusit në vend. Sipas qyteteve: Shkup 7, Kumanovë 7, Prilep 2, Tetovë 5, Strugë 2, Gjevgjeli 1 dhe Koçanë 1”, deklaroi Filipçe.

Sipas vendbanimit, gjithsej rastet deri më tani janë regjistruar në qytetet: Shkup (183), Kumanovë (54), Dibër (47), Shtip (15), Prilep (12), Tetovë (13), Strugë (9), Veles ( 6), Manastir (4), Ohër (3), Kavadar (2), Gostivar (1), Gjevgjeli (2), Strumicë (1), Kriva Palankë (1) dhe Kocani (1)

Ministri informoi se fatkeqësisht një paciente e moshës 65 vjeçare ka humbur jetën si pasojë e infektimit me koronavirus. Pacientja në fjalë kishte kishte edhe probleme tjera shëndetësore, duke përfshirë probleme me mushkëritë, zemrën dhe diabetin.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, sot në konferencë për shtyp njoftoi se pesë pacientë janë lëshuar në shtëpi, të shëruar, pas dy testeve të njëpasnjëshme që kanë dalur negativ.
Gjatë ditëve në vijim pritet testimi përfundimtar për 11 pacientë në Dibër, të cilët tashmë e kanë kaluar priudhën e sëmundjes, dhe të konfirmohet shërimi i tyre.