Arben Taravari: Është absurde në kohë pandemie të bllokohet xhirollogaria e një komunë


Arben Taravari, kryetar i Komunës së Gostivarit, thotë se bllokimi I xhirollogarisë së kësaj Komunë është vendim absurd, veçanërisht duke pasur parasysh masat aktuale. Sipas tij pavarësisht kësaj, qytetarët duhet të jenë të qetë , sepse po ndërmerren të gjitha masat e nevojshme për të mos lejuar shpërndarjen e virusit korona. Ai shton se kontribuuesit më të mëdhenj që në Gostivar ka vetëm një të prekur, janë qytetarët të cilët po respektojnë me përpikëri masat e Qeverisë. Taravari thotë se qytetarët nuk duhet të krijojnë panik, sepse virusi në fjalë është shumë I ngjashëm më gripin, si nga simptomat ashtu edhe nga mënyra e shërimit.