Mbrojtja nga Covid-19 nëpër burgje, të burgosurit ankohen, autoritetet thonë se janë marrë masat e nevojshme

Të burgosurit ankohen ndërsa autoritetet pohojnë se higjiena në burgje është në nivel. Drejtorët e dy shtëpive ndëshkuese-korrektuese në Shkup thonë se po i përmbahen rekomandimeve për dezinfektim dhe mbrojtje nga virusi korona.

“E kemi ngritur nivelin e higjienës në të jgitha hapësirat e burgut, e dhe hyrjet edhe brenda dhe në përgjithësi. Gjatë ditës disa herë bëjmë dezinfektimin e të gjitha hapësirave të burgut, nga koridori, dhomat e kështu me radhë, deklaroi zv/Drejtori i burgut Shutkë Sadush Arifi.

“Për momentin deri më tani çdo 7 ditë janë dezinfektuar. Dezinfektimi i rradhës do jetë nesër, pra të gjitha hapësirat dezinfektimi i 3-të në këtë periudhë. Pra çdo 7 ditë, siç është sugjeruaer nga OBSH, të gjitha hapësirat, nga drejtoria, hapësirat e burgut, ato gjysmë të hapura, burgut të grave, burgu në Veles dhe ai në Klnikë, tashmë dy herë janë dezinfektuar”, deklaroi Drejtori i burgut të Idrizovës Bobi Mojsoski.

E nga ana tjetër, të burgosur në Idrizovë dhe Shutkë që arriti t’i kontaktojë TV21 pohojnë të kundërtën.

“Gjendja në burgun e Idrizovës ta them të drejtën është katastrofë. Një ditë lexuam në një portal ku drejtori i burgut dha një deklaratë se gjendja në burgun e Idrizovës është shumë e mirë, se bëhet dezinfektim i koridoreve, i dhomave, bëhet çdo ditë, gjë që aspak nuk është e vërtetë. Këtu nuk kemi as tim mjekësor që të vijë t’i kontrollojë të bugosurit nëse janë ose jo të infektuar”, ka thënë në linjë telefonike një i burgosur në Idrizovë.

“Gjendja, nuk kemi asnjë kontroll, as kontroll nga mjekë tek asnjë i burgosur në sektorin gjysmë i hapur, dhe të tjerë që shëtisin nuk janë kontrolluar.