MPB: Gjithsej 242 persona nuk e kanë respektuar orën policore, 95 janë arrestuar


Gjatë ditënatës së kaluar në territorin e Maqedonisë së Veriut gjithsej 109 personave u është dhënë vendim për izolim, ndërkaq 112 persona kanë nënshkruar deklaratë për vetëizolim, informojnë nga MPB.

Sipas statistikave të MPB-së, nga ana e zyrtarëve policorë kanë kryer kontrolle të personave që janë në izolim dhe vetëizolim, dhe është konstatuar se një person në vetëizolim nuk është gjetur në shtëpinë e tij.

Në lidhje me ndalesën e lëvizjes gjatë 24 orëve të kaluar, është evidentuar se në nivel të shtetit 242 persona nuk e kanë respektuar ndalesën për lëvizjes, gjatë së cilës 95 persona janë arrestuar, 37 janë paralajmëruar, ndërkaq për të tjerët janë përgatitur procesverbale.