60 tregtarë kanë rritur çmimin e produkteve, më tepër limonit-ja masat që janë marë


Gjatë kontrollit inspektorial për javën e kaluar, është vërtetuar rritje çmimesh për produktet bazë tek 60 tregtarë.

Siç bënë të ditur kryetarja e Këshillit inspektorial Magdalena Filipovska Grashoska, më shumë lëvizje çmimesh është hasur tek limoni. Çmimi i tyre varion prej 75 deri në 110, ndërsa nëse qytetarët vërejnë çmim më të lartë, ajo inkurajon që ta paraqesin në numrat e telefonit 121.

Magdalena Filipovska Grashoska, kryetare e Këshillit inspektoria

“Tek më shumë se 60 tregtarë është vërtetuar rritje e çmimeve.

Kryesisht bëhet fjalë për rritjen e çmimit të limonit dhe në të gjitha ato raste është vepruar në mënyrë të duhur nga ana e inspektorëve, gjegjësisht të gjitha këto subjekte, të gjithë këto tregtarë e kanë kthyer vlerën e çmimeve të caktuara më 11 Mars”.