Dy polic nga stacioni policor në Petrovec janë pozitiv, 14 të tjerë në izolim!


Dy oficerë të policisë së trafikut janë infektuar me Koronavirus në stacionin Petrovec, mësohet jozyrtarisht.

Përveç dy policëve të infektuar që u futën në izolim, edhe 14 kolegë të tjerë janë në izolim sepse kishin kontakte me dy policët e infektuar.