Në Mal të Zi gjithsej 84 persona të infektuar me Kovid-19


Në Mal të Zi dje janë konfirmuar edhe dy raste me Kovid-19, me çka numri i të infektuarve është rritur në 84, kumtoi Instituti malazez për shëndet publik. Nën kontroll sanitar shëndetësor në Mal të Zi janë 6.278 njerëz. Numër më të madh të të infektuarve ka në Tuz 31, ndërsa në Podgoricë janë infektuar 28 persona.