Shtabi komunal për krizë, mbrojtje dhe shpëtim në Kumanovë mbajti një takim në lidhje me përhapjen e coronavirusit, në të cilën edhe njëherë u kërkuar nga qeveria që të shpall karantinë të plotë në gjithë territorin e komunës.
Për më tepër, u kërkuan edhe sasi shtesë të dezinfektuesve (hiperiroid natriumi dhe dezinfektues).
“Nga Ministria e Shëndetësisë dhe Komisioni i Shëndetësisë kërkohet të forcojnë kapacitetet njerëzore në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës dhe ISHP-së, duke rritur numrin e profesionistëve në interes të funksionimit punës pa pengesë dhe kryerjen e testeve intensive”, thuhet në deklaratën e Shtabit të Krizës.