Në buxhetin e këtij viti do të mbulohen ose do të mungojnë rreth 1,3 miliardë euro dhe për atë ngarkesën duhet ta ndajmë të gjithë, deklaroi kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, i cili i ftoi qytetarët në mirëkuptim në këto kushte të jashtëzakonshme që e kërcënojnë ekonominë e Maqedonisë së Veriut.
“Do të kompensojmë 30% nëse sigurojmë kredi me vlerë prej më shumë se 1,2 miliardë euro, ndërkaq për momentin në tregun e kredive na ofrohet jo më shumë se 600 milionë eurove. Ja edhe nëse i sigurojnë ato mjete miliardëshe dhe 200 milionë euro nga kreditë, por që t’i sigurojmë ato 30%, patjetër duhet që t’i shkurtojmë. Të gjitha zërat dhe harxhimet joproduktive që shoh se shkurtimet që i bën Ministria e Financave janë diku 7 miliardë denarë, por ajo nuk është e mjaftueshme. Ato 30% të cilët mbesin të pambuluara janë 1,3 miliardë euro dhe patjetër duhet që t’i bartim të gjithë. Sa më shpejtë ta kuptojmë, aq më me sukses do të përballemi me krizën”, tha Zaev.
Ai foli edhe për propozimin e Hristijan Mickoskit se rrogat duhet që të ulen deri në 50% nga paga minimale, që do të nënkuptonte 12.500 denarë, por tha se propozimet e LSDM-së thonë se ajo rregullohet me pagën minimale që është 14.500 denarë.
“Mickoski propozoi shkurtime, ndërkaq kur ne propozojmë shkurtime nuk i pëlqen. Njëkohësisht, ai propozon që shteti të japë kambiale, t’i blejnë qytetarët që kanë para, por unë nuk pajtohem, dhe ajo që është likuide duhet që ta shtjerrim, duhet që ta marrim si shtet, ndërkaq ata para duhet që të t’i lëmë që të harxhohen. Nëse i shtjerrim atëherë do të sillen në buxhet, dhe ajo është ulje e harxhimit të qytetarëve. Të mundemi tani të hapim 4 deri në 5 projekte kapitale grandioze, do ta bëja atë me 30% avans, me 70% të kambialeve shtetërore, t’u paguhet kompanive shtetërore për dhjetë vite, të munden kambialet shtetërore t’i transformojnë në para, diçka si Plani Marshall. Qëllimi është që të prodhojmë sa më shumë para gjithkund, që të stimulojmë harxhimin privat dhe publik. Harxhimi publik më së shpeshti lidhet me ndërtimtarinë, ndërkaq ndërtimtaria përfshinë mbi 70 degë dhe veprimtari dhe e gjithë ajo nuk është diçka që unë e kam shpikur, por teoritë ndërkombëtare që japin rezultate”, tha Zaev./Portalb