BE do ta ndihmojë Ballkanin Përendimor me më shumë se 400 milionë euro për luftimin e koronavirusit, e më pas edhe rimëkëmbjen e ekonomisë pasi të kalojë kjo situatë.
Kjo është bërë e ditur me anë të një postimi në Twitter nga komisioneri për Zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi.
Ai bëri të ditur se 38 milionë euro do të ndahen për mbështetje të shpejtë për shëndetësinë, teksa mbi 373 milionë euro tjera do të alokohen për rikuperimin ekonomik.
“I kam shkruar ministrave të Ballkanit Përendimor për t’ia konfirmuar se ne qëndrojmë pranë tyre në luftimin e koronavirusit. Ne do të alokojmë fillimisht 38 milionë euro për ndihmë të shpejtë, e më pas 373 milionë tjera për rikuperimin social dhe ekonomik”, ka shkruar ai.