Përvjetori i 21 i bombardimeve të NATO-së, Kosovën po e gjen duke luftuar me Koronavirusin.
Mirëpo në këtë luftë, nuk po bëhen bashkë të gjithë liderët e vendit. Ata po luftojnë me inate politike, derisa shëndeti i qytetarëve po rrezikohet në cdo minut.
Janë bërë 21 vite prej kur NATO filloi sulmet ajrore kundër forcave serbe që po kryenin gjenocid në Kosovë
Përfaqësonin vija të ndryshme politike.
Njëri ndiqte rrugën paqësore e tjetri luftën si formë për të ardhur të deri të liria e vendit.
Por, kur interesi ishte më i madh sesa orientimet e tyre politike, Ibrahim Rugova e Hashim Thaci u bënë bashkë.
Me ta u bashkua edhe Rexhep Qosja nga Lëvizja e Bashkuar Demokratike dhe një delegacion i madh i Kosovës u nisen për në Rambuje.
Të gjithë bashkë u pajtuan që ta nënshkruajnë marrëveshjen e paqes që do t’i japte fund luftës në ish Jugollavi.
Meqenëse pala serbe refuzoi nënshkrimin, atëherë me 24 mars 1999, Aleanca Veriatlantike nisi sulmet mbi caqet serbe.
21 vjet pas këtyre ngjarjeve, njeriu që ishte sekretar teknik i Konferencës dhe njeri i afërt me ish presidentin Ibrahim Rugova, tregon se delegacioni Kosovar kishe mos-pajtime, por në fund ka sunduar arsyeja.
Përvjetori i 21 i bomdardimeve të NATO-s e gjen Kosovën në një betejë tjetër; atë me Koronavirusin.
Por kjo luftë kundër armikut të padukshëm, nuk po i bën bashkë liderët kosovarë.
Merovci që ka qenë dëshmitar I një uniteti në kohë lufte, është I habitur me atë që po ndodhë tash në skenën politike.