T’fala Parisi, e t’fala Berlini: Qeverinë duhet ta udhëheqë Albini!


Ambasadorët e Francës dhe Gjermanisë i kanë dorëzuar një demarsh zëvendëskryeministrit Avdulla Hoti, të ja përcjellë kryetarit të LDK-së Isa Mustafa, që të tërhiqen nga mocioni për qeverinë e Albin Kurtit.

“Qëndroni në anën e popullit të Kosovës në krizë. Kërkoni nga LDK-në ta rishqyrtojë mocionin dhe përkrahne qeverinë e besueshme dhe stabile të përballet me sfidat”, thuhet në reagimin e përbashkët të ambasadave të dy vendeve në Prishtinë.