Itali, të paktën 1 800 pacientë 30-vjeçarë me pneumoni COVID-19


Ka të paktën 1.800 pacientë 30-vjecarë me pneumoni Covid-19 në Bergamo, raportuan mjekët e Federatës së Mjekëve të Familjes në Lombardi, shkruan faqja informative TGCOM24.

“Pneumonia e koronavirusit padyshim që nuk prek vetëm në moshat më të vjetra”, shpjegon Paola Pedrini, sekretare e Fimmg Lombardia.

“Këtu në Bergamo jemi 600 mjekë të familjeje dhe secili prej nesh ka të paktën 3 tridhjetëvjeçarë që vuajnë nga Covid-19”, shtoi Pedrini.